7 kg kokainë nga Holanda në Shqipëri mes patateve të ngrira, kapen në Itali shqiptarët me mijëra euro

Dy shqiptarë janë arrestuar në portin e Barit për trafik droge, pasi gjatë kontrollit të imtësishëm iu gjetën dhe sekuestruan 7 kg kokainë dhe mbi 150 mijë euro cash.

Lënda narkotike po transportohej nga Holanda në Itali me destinacion final Shqipërinë, por u zbulua në Bari dhe u bllokua. Kokaina po transportohej në një kamion frigoriferik me 20 ton patate të ngrira.

Fillimisht u gjet shuma e eurove prerje 20 dhe 50-euroshe më pas droga. Sipas medieve italiane që kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur është sekuestruar, kokaina ishte fshehur në kabinën e shoferit.

Kokaina ishte ndarë në gjashtë pako, por u zbulua nga kontrolli me imtësi të plotë pas dyshimeve nga Agjencia Doganore. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.