A kane lidhje deputetet e shkodres me bandat e krimit? Pergjigjet Rama

Kryeministri u shpreh se 4 vrasje në një kohë të shkurtër nuk janë një lajm i mirë, por sipas tij, PD nuk ka gojë të flasë.

“Katër vrasje në një kohë të shkurtër nuk janë një lajm i mirë, por kjo nuk diskutohet që ne kemi pritshmëri më mirë se kaq. Unë po them se këta nuk kanë gojë të flasim”, u shpreh kryeministri.

Sa i përket lidhjes së mundshme të qeverisë me krimin në Shkodër, të pretenduar nga opozita, kryeministri tha se nuk merret fare me kontakte me kriminelët, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë deputet të PS që influencon policinë.