Apeli i Lleshajt: Drejtuesit politikë të distancohen nga dhuna, PD: Ndalo provokimin!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës. Në një status në twitter, Lleshaj i bën thirrje drejtuesve politik që të distancohen nga dhuna.

 

 

Sandër Lleshaj: Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.

 

 

Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!

 

 

Apelit të ministrit i është përgjigjur sekretari i PD, Gazmend Bardhi, i cili i kërkon Sandër Lleshajt që të ndalojë provokimet.

 

 

Gazmend Bardhi: “Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqesor sipas urdhrave te Kryehajdutit Edi Rama. Urdhero Policine e Shtetit te zbatoje ligjin dhe te garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatoret qe ke futur mes nesh!”