“Arrest me burg” me afat 40 ditë për të akuzuarin blerim harushaj

64 0

Policia më mashtroi, gjithçka është e stisur”. Kështu është shprehur në gjykatën e shkallës së parë shtetasi Blerim Harushaj teksa u njoh me masën e sigurisë. Për këtë shtetas gjyqtarja Arta Llazari dha masën e sigurisë “arrest me burg” me afat për 40 ditë. Shtetasi Blerim Harushaj akuzohet si shpërndarës kokaine. Harushaj u arrestua nga policia në pedonalen e Shkodrës teksa në atë moment iu gjetën 4 doza me kokainë gjatë kontrollit fizik dhe 114 doza të tjera të dyshuar si lëndë narkotike kokainë në një shtëpi me qera që kishte në vendin e quajtur Ura Dervishbeg. Po ashtu policia gjatë kontrollit gjeti edhe telefona celular dhe disa kartmonedha me një vlerë të konsiderueshme. Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 40 ditë për të pritur deri sa të vijnë analizat laboratorike të lëndës së dyshuar si kokainë. Të gjitha akuzat ndaj shtetasi Blerim Harushaj i ka hedhur poshtë duke thënë se policia e Shkodrës e ka mashtruar dhe se e gjithë ngjarja është e stisur. Në të njëjtën linjë sipas burimeve ka qenë edhe avokati mbrojtës Lulzim Karini. Nga sa bëhet e ditur Harushaj ka thënë në sallën e gjyqit se gjatë komunikimit që ka patur me policinë i është thënë që na gjej disa doza sepse na duhen dhe na i sill si mostra dhe më pas po munde na gjej edhe më shumë. Në këtë mënyrë Harushaj është shprehur përpara gjykatës se ai i ka gjetur dozat e kokainës për t’ia dhënë policisë por jo se puna e tij ishte të bënte shpërndarësin e kokainës. Në këtë mënyrë i akuzuari ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij dhe bashkë me të edhe pala mbrojtëse. Shtëpinë me qera Harushaj deklaroi se e mbante duke qenë se në banesën tjetër në “Ajasëm” kishte familjen dhe s’kishte vend për të gjithë. Blerim Harushaj sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe është shprehur se kishte ndër mend të largohej sërish dhe se nuk është shpërndarës kokaine siç akuzohet. Brenda 40 ditëve pritet që të zhvillohet seanca e dytë gjyqësore në shkallën e parë për të parë analizat kimike të lëndës të dyshuar si kokainë  por edhe se çfarë do të vendosë gjykata për të akuzuarin Blerim Harushaj.

Related Post

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *