Barça refuzon ofertën e Benficës për portierin holandez

KOMENTE Download WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Barcelona refuzon ofertën e parë për Jasper Cillessen. Është Benfica që dëshiron të mbyllë sa më shpejt blerjen e portierit holandez, por oferta prej 12 milionë Euro është konsideruar e pamjaftueshme, teksa katalanët pretendojnë klauzolën 30 milionë euro për gardianin e tyre.

Benfica mendon të përfshijë një nga talentet e saj në këtë operacion për të mos paguar më shumë për Cillessen, me të cilin e ka arritur prej kohësh akordin.

Palët vijojnë bisedimet ndërsa konkurrenca pritet të rritet pasi ka klube në Premier League që mund të ofrojnë deri në 20 milionë euro për 30-vjeçarin.