Blerja e aeroplanëve F-16, Bullgaria kryen pagesën e plotë

Bullgaria ka paguar çmimin e plotë prej 1.2 miliard dollarësh për blerjen e tetë avionëve luftarakë F-16 Block 70, si dhe pajisjet dhe armët përcjellëse. Duke vepruar kështu, Sofja ka përmbushur detyrimin në bazë të një sërë marrëveshjesh me SHBA-në, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Bullgarisë.Paratë u transferuan në agjencinë kompetente amerikane më 8 gusht në emër të Republikës së Bullgarisë.Marrëveshjet e prokurimit të F-16 u nënshkruan nga ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakachanov dhe u ratifikuan nga parlamenti më 26 korrik, pas dështimit të vetos nga ana e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, me arsyetimin për koston e lartë të çmimit.Bullgaria ndryshon flotën e saj të “Mig-29s” sovjetik. Kjo është blerja më e madhe e pajisjeve ushtarake në këtë vend të Ballkanit që nga rënia e komunizmit.