“Borchardt turp për ty”/ Parulla ndaj ambasadorit të OSBE, shoqërohet në polici studentja

Një studente është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici. Sipas burimeve, Ana Azizaj u shoqërua nga efektivët pas shkrimeve që ajo bëri në muret e pallatit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borschardt.

“Borchardt turp për ty”, ishte parrulla e cila u gjend e shkruajtur në muret e pallatit të ambasadorit pak ditë më parë, ndërsa për një akt i tillë ‘dhune’ është dënuar si nga prezenca ndërkombëtare në Shqipëri pas thirrjeve që i bën opozitës për një protestë paqësore ditën e hënë.

Image may contain: indoor

Shkrimet në mur u dënuan edhe nga Partia Demokratike, ku në një deklaratë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke u distancuar nga aktet e dhunës u shpreh se: “Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti, dhe t’i vërë para përgjegjësisë”. Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Një grup të rinjsh shkuan të shtunën në pallatin ku banon ambasadori Bernd Borchardt dhe përmes me duartrokitjeve, duke thirrur në kor në anglisht “Borchardt turp për ju!”, ata shkruan po të njëjtën parullë në hollin e pallatit.Image may contain: Ana Azizaj, standing, night and outdoor

Image may contain: Ana Azizaj, standing and text

Image may contain: Ana Azizaj, smiling, text