Buffon kryen testet mjekësore te Juventusi, portieri bëhet sërish bardhezi një vit pas lamtumirës

Gianluiggi Buffon ka mbërritur sot në mëngjes në qendrën mjekësore të Juventusit për të kryer testet mjekësore. Portieri 41-vjeçar është rikthyer në Torino 1 vit pas lamtumirës sezonin e kaluar.

Me ‘zonjën e vjetër’ gardiani legjendar do të nënshkruajë fillimisht një kontratë 1-vjeçare me 1.5 mln euro fitime në sezon. Ndërsa më pas mes palëve do të ketë një tjetër kontratë, por këtë herë me portierin që do të jetë në rolin e një drejtuesi.

Për ta sot Buffon-in në ‘J Medical’ ishin rreth 150 tifozë, të cilët bënë foto dhe morën autografe nga portiere