Çfarë ka mbetur nga Notre Dame

Një zjarr katastrofik në katedralen e Notre Dame të Parisit ka lënë një komb që mban zi për shkatërrimin e “epiqendrës” kulturore dhe historike të tij këtë mëngjes, ndërsa policia franceze tani heton nëse zjarri është shkaktuar nga aksidenti.

Qindra zjarrfikës heroikë u ballafaquan me zjarrin gjatë natës, për të ndalur shkatërrimin e plotë të monumentit.

Ndërkohë, ekipet garuan për të rimarrë thesaret që mund të kishin mbetur nga kryevepra 850 vjeçare gotike, të cilat kanë rëndësi të madhe fetare dhe ndërkombëtare.

Zjarri, i cili shpërtheu pasi turmat e fundit të turistëve përfunduan vizitat në orën 7 pasdite lokale, u shpall përfundimisht ‘plotësisht nën kontroll’ gati nëntë orë më vonë.

Megjithatë, pritet të zgjasë disa ditë procesi për të shuar plotësisht të gjitha pikat e mbetura të zjarrit.

Vëmendja po fillon të kthehet në atë që se çfarë mund të ketë shkaktuar fatkeqësinë.

Zyra e prokurorëve të Parisit tha se policia do të kryejë një hetim për

‘shkatërrimin e pavullnetshëm të shkaktuar nga zjarri’, duke treguar se autoritetet aktualisht po e trajtojnë flakën si një aksident tragjik dhe jo zjarrvënie apo terrorizëm.