Dalin pamjet, momenti i rrëzimit të avionit në Rusi me 71 persona në bord

71 persona humbën jetën dje pas rrëzimit të avionit Antonov An-148, ndërsa kanë dalë në media edhe pamjet e momentit tragjik. Avioni është përplasur me tokën dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Zyrtarë rusë deklarojnë se ende nuk janë të qarta shkaqet e rrëzimit të avionit me 71 persona në bord, të cilët humbën jetën. Avioni ishte nisur nga aeroporti “Domodedovo” i Moskës rreth orës 12:27 me orën lokale, ndërsa është rrëzuar pas 7 minutash.

, , , , ,