Edy Reja gradon Hysajn kapiten, çfarë u mësua nga humbja me Islandën

Elseid Hysaj duket se do të mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Moldavisë. Ai foli së bashku me trajnerin Edy Reja nga konferenca për shtyp. Shkodrani mendon se skuadra po rritet dhe është i kënaqur me lojën e zhvilluar në Islandë, pavarësisht humbjes.

Humbja ndaj Islandës “E vërtetë, gjetëm personalitetin dhe idenë në humbjen ndaj Islandës. Jam i kënaqur për lojën që bëmë. Do të vazhdojmë në rrugën e duhur”. 

Skema “Rol i ri për mua, por jam profesionist. Kur të kërkohet një rol nga trajneri duhet ta bëjmë të gjithë si duhet. Duhet të vazhdoj kështu, pasi jam i kënaqur me mënyrën se si e përballova”.

Kualifikimi – “Besoj se duhet të luajmë për rritjen e kombëtares. Kemi nevojë që dhe trajneri të na njohë më tepër. Duhet të vendosim çdo ditë nga një shkallë. Duhet të jemi më të bashkuar. Duhet të kemi kohën e duhur”. 

Kapiteni  “Kjo është zgjedhja e trajnerit. Unë jam i kënaqur të jem kapiten, por nuk është gjë e rëndësishme apo të krijoj polemika. Një ëndërr për mua të jem kapiten”. 

Mungesa e golit – “Duhet të ishim pak më konkretë para porte. Kishim mundësi dhe aksione, na mungoi faza e fundit, finalizimi”. 

Topi i gjatë – “Nuk besoj se kemi luajtur me top të gjatë. Ne kemi luajtur me top të gjatë që të shkojmë te porta, por nuk jam dakord me këtë”. 

Tifozeria – “Shumë e rëndësishme të kemi tifozë. Ne luajmë për kombin dhe tifozët. Na kanë dhënë më shumë zemër, kemi nevojë për tifozët tanë. Po tregojmë se po e marrim veten dhe po rritem dalëngadalë”. 

Ndryshimi “Do e mendojë trajneri. Për skuadrën them se duhet të jemi më konkret në finalizimin e aksioneve. Po punojmë mirë pasimet dhe dalim mirë nga porta. Duhet të furnizojmë sulmuesin tanë”.