Ermal Meta kundër ligjit Salvini

Kantautori me origjinë shqiptare, Ermal Meta, fitues i Sanremo 2018 ka dalë sot në mbrojtje të Drejtorit artistik të Festivalit të Sanremos 2019, Claudio Baglioni, i cili ditë më parë gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të këngëtarëve pjesëmarrës u shpreh kundër politikës së ashpër ndaj emigrantëve që ka ndërmarrë zëvendëskryeminstri e Ministri i Brendshëm italian Matteo Slavini.

Në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Stampa’, Ermal Meta është shprehur pro mendimit të Claudio Baglionit.

“Është një njeri me mendime e sens të mirë, shprehet ai, ndaj çështjes së emigrantëve ka thënë vetëm gjëra të drejta me të cilat bashkohem”.

“Fjalët e Baglionit, thotë kantautori shqiptar, janë një përpjekje për të ndërtuar ura mes popujve të Mesdheut që janë kaq pranë nesh, por që i njohim kaq pak. E të sulmosh e të instrumentalizosh fjalët e Baglionit, është një gabim i madh e absurditet.”

Sipas kantautorit Erma Meta “ajo çka të gjithë politikanët e qytetarët duhet të kenë frikë nuk janë emigrantët të cilët mbërrijnë në Itali, për të ndërtuar një jetë më të mirë apo për t’u larguar nga lufta. Por ata kanë frikë nga tymi e jo nga zjarri”. thotë Ermal, prandaj jetë të gjatë fjalëve të Baglionit.”

Në krah të mendimit të këngëtaritt të njohur italian Claudio Balgioni, kanë dalë dhe mjaft këngëtarë e artistë të tjerë italianë.

“Klasa jonë politike, opinioni publik po mëkatojnë në mënyrë dramatike”, ka deklaruarr Claudio Baglioni.

“Vendi ynë po sillet tmerrësisht keq e me kaq mllef ndaj çdo jetë të pafat, të pakëndshme, o ndaj dhe një miku, madje duke dyshuar dhe në hijen tonë.”

“Besoj, është shprehur Claudio Baglioni, se masat e ndërmarra nga kjo qeveri, nuk janë absolutisht të drejta në zgjidhjen e kësaj situate.

“Sivjet mbushen 30 vite nga rënia e murit të Berlinit e ende flitet për të ndërtuar mure. Nuk besoj se kjo i bën të lumtur qëniet njerëzore.”