Evertoni kërkon të mbajë përfundimisht Zouma dhe Gomes

Andre Gomes dhe Kurt Zouma i janë bashkuar Evertonit në formën e huazimit, por duket se skuadra nga Liverpooli ka ndërmend t’i mbajë më gjatë ata.

Këtë e ka deklaruar trajneri i skuadrës së “Bluve”, Marco Silva, i cili ka pranuar se është i kënaqur me performancën e tyre, duke “kaluar topin në fushën e drejtuesve”.

“Janë dy futbollistë mjaft të mirë, që kanë bërë shumë për skuadrën. Dua që t’i mbajmë që të dy, por varet nga mundësitë dhe planet e drejtuesve”, tha Silva.