Ferrari gjen pasuesin e Michael, quhet Mick Schumacher

Pas Michael Schumacher, Ferrari do të drejtohet nga një tjetër pilot i familjes gjermane. Bëhet fjalë për Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1.

Sipas informacionit të fundit, do të ketë dy shoferë të rinj që Cavallino do të përdorë pas Çmimit të Madh të Bahreinit dhe pas asaj të Spanjës dhe njëri prej tyre është djali i gjermanit.

Regjistrimi i Mick në Akademinë e Ferrarit është shumë afër zyrtarizimit dhe në ditët e ardhshme pritet të konkretizohet gjithçka.