Finalja e Champions, UEFA cakton kryesor “armikun” e Liverpool

UEFA Champions League do të njoh mbrëmjen e 1 qershorit fituesin e saj për edicionin 2018-2019. Trofeu i kompeticionit më të rëndësishëm për klube diskutohet mes dy skuadrave angleze, Liverpool dhe Tottenham Hotspur.

Ndërkohë, kur kanë mbetur thuajse edhe 2 javë nga ai takim, UEFA ka caktuar edhe arbitrin kryesor të këtij 90 minutëshi. Organimi më i lartë i futbollit në kontinent ia ka besuar këtë duel, bilbilit të Damir Skomina. Slloveni do të jetë kryesor në takimin që zhvillohet në “Ëanda Metropolitano” më 1 qershor.

Kjo do të jetë hera e 5-të që Skomina gjykon një takim të Liverpool Në katër duelet e para, skuadra “The Reds” është mposhtur, diçka që ka nervozuar jo pak tifozët e skuadrës nënkampione të Anglisë. Ai do të asistohet nga bashkatdhetarët Jure Praprotnik dhe Robert Vukan. Zyrtari i katërt do të jetë Antonio Mateu Lahoz nga Spanja.

Në dhomën e VAR do të pozicionohen, Danny Makkelie, Pol van Boekel, Felix Zwayer dhe Mark Borsch.