Goditet me sëpatë në kokë 53 vjeçari nga Guri i Zi, jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë më parë ku nje person është qëlluar me sëpatë në fshatin Guri i Zi të Shkodrës. Mësohet se i lënduari është Smajl Dyli 53 vjeç.  I plagosuri është transportuar drejt spitalit të shkodrës ku ka marrë dhe ndihmën e parë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se u godit me sëpatë nga shtetasi Pal Paloka dhe plagosja erdhi pas një konflikti të çastit midis tij dhe Smajl Dylit.  Uniformat blu po hetojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë.

 

, , , , , ,