Guardiola numëron kupat para Champions-it dhe këmbëngul: Reali nuk është ekipi më i mirë i dekadës

Pep Guardiola vazhdon të këmbëngulë në idenë e tij se Real Madrid nuk është skuadra më e mirë e dekadës edhe pse ka fituar 4 Champions League në 5 sezonet e fundit.

 

 

Trajneri i Manchester City u pyet sërish mbi Realin dhe tha: “Reali ka fituar 3 Champions radhazi dhe është favorit, por nuk është ekipi më i mirë i dekadës. Kur numëron kampionatet, kupat dhe të tjerat, Juventus, Barcelona dhe Bayern kanë fituar 6-7, ndërsa Reali vetëm 2”.

 

 

Polemika mbi ekipin më të mirë të dhjetëvjeçarit nisi kur Guardiola tha një javë më parë se Reali nuk ishte klubi më i mirë i dekadës. E menjëherëshme kundërpërgjigjja e trajnerit të Realit, Santiago Solari, i cili tha: “Nuk do të zihemi për një dekadë kur Reali është skuadra më e mirë e shekullit dhe rrjedhimisht, skuadra më e mirë e historisë. Pra, edhe e dekadës së fundit”.