Haradinaj: Shqipëria të heqë taksën në “Rrugën e Kombit”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria ta heqë taksën në “Rrugën e Kombit”.

“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: Që të mos shkojnë fjalët para punëve”, ka thënë Haradinaj në televizionin publik.

Kryeministri ka folur edhe për Samitin e Parisit, duke thënë se pret qartësim të situatës në dialog me Serbinë.

“Pres një qartësim më të madh se a do të ketë marrëveshje në fund të këtij viti apo jo. Atje do të shkojmë bashkë. Unë nuk do të shkojë atje pa Ahmetin e Limajn, por duhet të vijnë edhe presidenti e kryeparlamentari. Jemi duke u konsultuar, e ndajmë çdo materie”, ka thënë Haradinaj.