Holandë, mjeku baba i 49-fëmijëve, si i ‘mashtronte’ pacientët

Ish-drejtori i një banke sperme në Holandë, i cili ka vdekur në 2017, është babai biologjik i 49 fëmijëve të lindur përmes farëzimit artificial. Lajmi bëhet i ditur nga Mbrojtja për Fëmijët, organizata që përfaqëson prindërit dhe fëmijët nga qendra e skandalit.

Jan Karbaat, mjek dhe ish-drejtor në një klinikë për fertilizimin, dyshohet se ka përdorur spermën e tij në vend të donatorëve të zgjedhur nga familja.

Konfirmimi i testit të ADN-së:Rezultatet e një serie testesh të ADN-së të realizuar në një spital në Nimega kanë konfirmuar se të paktën 49 fëmijë janë pasardhës të drejtorit të Karbaat, ka theksuar organizata në komunikim.