Interi rinovon deri më 2023-shin me Skriniar

Milan Skriniar është një nga lojtarët e Interit, me më shumë adhurues ndër klubet e mëdha europiane, ndërsa nuk kanë munguar as ofertat në drejtim të tij.

Megjithatë klubi zikaltër ka vendosur t’i rinovojë kontratën sllovakut, duke e zgjatur deri në vitin 2023 dhe duke i përmirësuar ndjeshëm edhe pagën vjetore.

Me këtë lëvizje, Interi mund të analizojë qetësisht ofertat ndaj Skriniarit, pa pasur presionin e humbjes me parametra zero.