Italia për “qejf” në Shkodër, Belgjika i “dhuron” Play Off-in

71 0

Në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Loro Boriçi, Italia do të luajë vetëm prestigjin e saj, pasi sa i takon kualifikimit për në botëror, gjithçka është vendosur tashmë.

“Të kaltërit” do të diskutojnë nëse do të jenë ose jo në botërorin e verës së ardhshme përmes Play Off-it dhe kjo falë “dhuratës” së bërë nga Belgjika, e cila mposhti Bosnjen me rezultatin tenistik 4-3 në Sarajevë.

Vetë Belgjika siguroi biletën direkt për në Rusi, ndërkohë që Bosnja ka ende shpresa për të parakaluar njërën mes Skocisë, Kroacisë apo Uellsit në renditjen e vendeve të dyta.

Sa i takon sfidës së Shkodrës, “Kuqezinjtë” tanë, që mbërritën në vend në orët e para të mëngjesit të së shtunës udhëtuan direkt drejt Durrësit, ku pasdite nisën edhe seancën e parë stërvitore për këtë përballje me “Të kaltrit”.

Këtë radhë trajneri Panuçi vendosi që të mos i ngarkojë shumë nga ana fizike futbollistët e tij, që duhet të rifitojnë energjitë pas sfidës me Spanjën.

Kombëtarja shqiptare edhe në përballjen me Italinë do të ketë mungesa; atë të Xhakës dhe Llullakut, por asaj i kthehen Mavraj, Roshi dhe Kukeli që nuk ishin në sfidën e Alikantes për shkak kartonash.

Në Shkodër, kuqezinjtë do të presin Italinë në një ndeshje ku do të kërkojë të blindojë përfundimisht vendin e tretë në Grup.  Matematikisht në këtë pikë llogaritë janë ende të hapura, pasi Izraeli është vetëm 1 pikë larg, por ndeshjen e fundit në Grup do ta luajë në shtëpi ndaj Spanjës, që do të shkojë si e kualifikuar.

/ Top Channel

Related Post

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *