Izraeli prezanton automjetin e blinduar, prototipi i së ardhmes

Izraeli ka prezantuar automjetin e blinduar prototip të së ardhmes i ashtuquajturi tank “i zgjuar”. Ekuipazhi do të veshë një helmetë të veçantë, të ngjashme me atë të pilotëve të aeroplanëve luftarakë F-35.Sidoqoftë, është e mundur që këto automjete të blinduara të përdoren pa ekuipazh për të kryer detyrat më të rrezikshme në fushën e betejës.“Carmel” në pamje dhe armë (përdor një top kalibri 30 milimetër), është, mbi të gjitha, një automjet luftarak këmbësorie. Ekuipazhi përbëhet nga dy persona dhe është i pajisur me dhjetëra kamera, radarë dhe sensorë.Tanket ka të ngjarë të jenë në gjendje të ndryshojnë, pasi do të jenë në gjendje të vetëdrejtohen, të kryejnë zbulim, si dhe të përdorin armë dhe pajisje të tjera.Prodhues të këtij tanku janë industria kundërajrore e Izraelit, kompanitë Rafael dhe Elbit Marahot.