Këngëtarja me famë botërore shpëtohet nga policia

196 0

Një burrë u arrestua të premten në Florida, pasi u akuzua për rrëmbim të mbetur në tentativë ndaj këngëtares Lana Del Rey, shkruan CNN.

Policia thotë se 43-vjeçari Michael Hunt i Riverview, Florida, kishte bileta për në koncertin e këngëtares në Amway Center në Orlando.

Ai mbante një thikë me vete kur oficerët e arrestuan atë në afërsi të vendit ku mbahej koncerti, tha policia në një deklaratë.

Oficerët e policisë u përpoqën të arrestonin Hunt para performancës së këngëtares pasi ata morën një sinjal për një “kërcënim të një rrëmbimi të mundshëm” për Del Reyn. Hunt akuzohet për përndjekje dhe rrëmbim të mbetur në tentativë me armë.

Related Post

Antena Televizion