Kishin mbjellë 750 kubikë kanabis, pranga dy vlonjatëve

Vlorë– Dy persona kanë rënë në prangat policisë. H.O, 55 vjeç dhe F.A., 43 vjeç, banues në Vlorë u arrestuan pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike të llojit kanabis sattiva.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Vërmik të Selenicës, policia gjeti dhe asgjësoi 750 kubikë lëndë narkotike gati për t’u kultivuar.