Klithmat e Asqeriut,Rama:Bëjmë çfarë duam,s’na japin leksione

163 0

Debati i gjerë mes artistëve dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar ka shqetësuar dhe qytetarët. Këta të fundit kanë shprehur shqetësimin e tyre në ‘Facebook’-un e kryeministrit Edi Rama, i cili ka zgjedhur të heshtë dhe të mos përfshihet në këtë debat.

Por, njëri prej qytetarëve duket të jetë prekur së tepërmi nga ‘klithmat’ e aktorit të madh, Bujar Asqeriu, një ditë më parë, apo dhe të Robert Ndrenikës, duke i thënë Ramës se ata folën nga plasja e shpirtit dhe se kështu janë thuajse të gjithë qytetarët.

Rama ka thyer heshtjen, duke thënë se nuk i ka dëgjuar aktorët, por që sipas tij, debati është pa asnjë vlerë e asnjë kuptim. Sipas kryeministrit, asnjë nuk jep dot leksione dhe se në këto katër vite do bëhet shumë punë, përfshi dhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan apo s’duan artistët.

Qytetari: E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!

Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzete, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojne? Aspak. Por ama leksione te asnje lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!

rama fb

Related Post

Antena Televizion