Konflikti me armë në Tiranë, arrestohet pronari i lokalit, një tjetër në kërkim

Zbardhet konflikti me armë i mbrëmjes së djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”.  Sherri ka ndodhur në një lokal në pronësi të shtetasit Laert Hita.

Siç bën me dije policia, “shtetasi Laert Hita, 35 vjeç për motive të dobëta  është konfliktuar fizikisht me shtetasin  A. P., 50 vjeç”

Gjatë konfliktit, ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Hita, ndërsa ka shpallur në kërkim A.P.

Të dy akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.