Kosovë, protesta e të rinjve: Përdhunuesit, në burg!

Në Kosovë pritet të zhvillohen dy protesta me moton “Përdhunuesit në burg!”.

 

 

Dega e “Youth Initiative for Human Rights” në Kosovë (YIHR KS) ka ftuar të gjithë aktivistët dhe aktivistet e saj, sikurse edhe qytetarët që të mblidhen para stacionit policor në Prishtinë në mesditë, për të protestuar kundër dhunës së legjitimuar brenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave.