Kronologjia/Policia e Shtetit: Nuk fshehëm abuzimin e 14 vjeçares në Kavajë

Policia e Shtetit sqaron se ka reaguar sipas procedurave për abuzimin e vajzës 14 vjeçare në Kavajë, duke sqaruar kronologjinë nga denoncimi deri tek arrestimet e të miturve.

 

 

Sipas deklaratës, më datë 29 janar, është paraqitur në komisariat vajza me të ëmën e saj, duke marrë garanci se do t’i ruhej anonimati. Policia thotë se është bërë identifikimi i të gjithë shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje dhe më datë 30 janar, është bërë intervistimi i tyre.

 

 

Dy ditë më vonë, më datë 1 shkurt, rreth orës 17:30, ka mbërritur urdhri i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ku merrej masa e sigurisë “arrest me burg” për të miturit.

 

 

Në këtë ditë deri më ditën e 2 shkurtit, rreth orës 07:00 të mëngjesit, janë zhvilluar kërkime për gjetjen dhe ndalimin e të rinjve. 7 prej tyre përfunduan në pranga, ndërsa një i tetë ishte në kërkim.

 

 

“Policia e Shtetit shpreh keqardhje për keqpërdorimin e rastit duke synuar keqinformimin e opinionit, dhe për të fajësuar Policinë se fshehu ngjarjen, por në të vërtetë reagimi i Policisë ka qenë profesional dhe në kohë”, thuhet në reagim.

 

 

Policia sqaron gjithashtu se dëmtuara u dërgua për ekspertim mjeko-ligjor pranë Mjekësisë Ligjore Tiranë, e shoqëruar nga shërbimi i Policisë.

 

 

Deklarata e Policisë së Shtetit:

 

 

Nisur nga keqinterpretimi dhe keqpërdorimi për përfitime të ndryshme, që ju bë dhe vijon ti bëhet ngjarjes së ndodhur në Kavajë, sqarojmë opinionin publik se:

 

 

Me date 29.01.2019, rreth orës 11.45 minuta është paraqitur ne Komisariatin e Policisë Kavajë një shtetase e mitur, e shoqëruar nga nena e saj. Pas marrjes së garancisë absolute nga ana Policisë se do t’i ruhej anonimati vajzës, e ëma së bashku me vajzën pranuan të bënin kallëzim në lidhje me çfarë kishte ndodhur. Për shkak të moshës së mitur u vu ne dijeni Prokurorja e gatshme e seksionit për te mitur, pranë Prokurorisë Durrës, e cila me marrjen dijeni për ketë fakt, ka mbërritur menjëherë në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe ka asistuar ne te gjitha veprimet proceduriale te kryera. Gjithashtu, gjatë procedurës, të miturës ju sigurua mbështetja e një avokati mbrojtjes dhe e nje psikologeje, ne zbatim te Kodit te Drejtësisë Penale për te Mitur.

 

 

Pas marrjes së kallëzimit, nga ana e Prokurores së gatshme u lanë detyra me shkrim, lidhur me veprimet që do të kryheshin nga ana punonjesve te policise në vijimësi. Në zbatim të detyrave të lëna dhe me qëllim dokumentimin ligjor të veprës penale, u janë marrë deklarime personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen; mësueses kujdestare, psikologes së shkollës dhe drejtoreshës së shkollës, si dhe u kryen nje sërë veprimesh proceduriale të tjera.

 

 

U be identifikimi i te gjithë shtetasve te dyshuar për këtë ngjarje dhe më datë 30.01.2019, rreth orës 08.40, (për arsye se në bazë të paragrafit 3, të nenit 77, të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, ndalohet marrja më pyetje e të miturit gjatë natës, nga ora 22.00 deri në 08.00) është bërë intervistimi i tyre, si persona nën hetim për veprën penale te “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur”, parashikuar nga neni 100, i Kodit penal, duke u pyetur ne prani te prindit, psikologut dhe avokatit mbrojtës. Gjithashtu me shtetasit e shoqëruar u kryen dhe veprime me metoda speciale të hetimit ku materiali u dërgua për vlerësim pranë prokurorisë.

 

 

E dëmtuara u dërgua për ekspertim mjeko-ligjor pranë Mjekësisë Ligjore Tirane, e shoqëruar nga shërbimi i policisë. Ne vijim te komunikimit me Prokuroren e çështjes, materialet e përpiluara u referuan pranë Prokurorisë Durrës, ne seksionin për te mitur, ne ngarkim te 8 të miturve si te dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me te mitur” parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal .

 

 

Më datë 01.02.2019, rreth orës 17.30 , në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë mbërritur urdhri i Prokurorisë pranë Gjykatës Shkalles pare Durrës, për ekzekutimin e vendimit gjyqësor te Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, nr.26/1, date 01.02.2019, se bashku me shkurtimin e vendimit te gjykatës, ku për këta shtetas ishte marre masa e sigurisë “Arrest me burg’.

 

 

Nga ana e strukturave policore është organizuar puna për ekzekutimin e vendimit gjyqësor te Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, nr.26/1, date 01.02.2019, dhe më date 02.0.2019, në orën 07.00 të mëngjesit, filluan veprimet për gjetjen e tyre. Si rezultat i masave të marra u bë e mundur shoqërimi dhe arrestimi i shtatë prej tyre, ndërsa njëri prej tyre u shpall në kërkim.

 

 

Me kërkesën e të dëmtuarës dhe të nënës së saj dhe duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, si dhe në zbatim të dispozitave të Ligjit Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, e konkretisht:

 

Neni 10 “Parimi i interesit më të lartë të fëmijës”
•Organet kompetente në çdo vendim dhe veprimtari të ndërmarrë në zbatim të këtij Kodi, duhet të vlerësojnë me përparësi interesin më të lartë të të miturit.

 

 

Nenit 21″Mbrojtja e jetës private të të miturit”, Paragrafëve 2 dhe 4, ku përcaktohet se;
•Nuk publikohet asnjë informacion që mund të çojë në identifikimin e të miturit në konflikt me ligjin, të të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale.
•Ndalohet identifikimi ose publikimi në çfarëdolloj forme i të dhënave personale të të miturit, me përjashtim të rasteve të parashikuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

 

Policia e Shtetit, nuk ka bërë njoftim mbi rrethanat e detajet e ngjarjes, por në raportin ditor te ngjarjeve të datës 02.0.2.2019, ka pasqyruar shumë shkurt pa të dhëna e detaje ekzekutimin e masave të sigurisë dhënë nga Gjykata.

 

 

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për keqpërdorimin politik dhe mediatik të këtij rasti dhe keqinformimin e opinionit publik duke fajësuar Policinë se ka fshehur ngjarjen.
E vërteta është se Policia e Shtetit ka vepruar me pergjegjesi dhe pergjegjshmeri te larte ne respekt te plote te ligjit dhe te se drejtes se pales se prekur nga nje ngjarje e rende dhe e shemtuar.

 

 

Policia e Shtetit u ben thirrje te gjithe personave te perfshire ne keqinformim dhe manipulim publik te permbahen dhe te distancohen nga falsifikimi i te vertetave qe jane lehtesisht te dokumentueshme.