Kukësi tregon vlerat në Turqi, fiton testin ndaj Karagandy

Kukësi e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore në tokën turke.

Pas humbjes 2-1 kundër Basaksehir dhe barazimit 1-1 ndaj Rostov, verilindorët i janë imponuar bjellorusëve të Shaktar Karagandy, duke i mposhtur me shifrat 2-0. Edhe pse një test miqësor, Kukësi tregoi vlera të larta në fushën e blertë.

Takimi u vendos që në pjesën e parë, me Shkurtaj e Çyrbja që gjetën fundin e rrjetës në minutat 9-të dhe 43.