Lefter Maliqi tallet me Ramën: Mbaje veten kalorës, shiko dhe filmin vdekja e kalit

Deputeti Lefter Maliq i ka reaguar lidhur deklaratat e kryeministrit Edin Rama sot në Burrel kur tha se me vendimin e djeshëm presidenti Ilir Meta nuk e meritonte të qëndronte më në zyrën e tij.

Maliqi e ka quajtur këtë deklaratë si një kërcënim që Rama I bën Metës duke e krahasuar pozicionin e kryeministrit me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, ku argumenton më tej se don ti marrë të gjitha postet drejtuese të shtetit dhe institucioneve.

“Mos u dorëzo Kalores ec perpara se po e ndjekim deri ne fund filmin tend Gjeneral i ushtrisë vdekur,do shohim pjesen e dyte Taulanti kërkon një moter,kurse ti Kalores bënë mirë të shohësh dy filma nëndetsja 105 dhe mqse je tre hapa para si kalores shiko dhe filmin vdekja e kalit”, shkruan Maliqi në rrjetet sociale.

Reagimi i plot

Rama kercënon Presidentin ske vend me ne ate zyre.Te dashur miq se shpejti do shihni në Ertv filmin Gjeneral i ushtrisë së vdekur.Haha Rama-President,Rama-Kryeprokuror,Rama-Kryepolic,Rama-Kryetar Kqz-je,Rama-Krye aktor,kryepiktor haha Luli,Monika ikni se Rama-Kryeopozitar haha skeni pare asgje Rama Lideri Global e di se eshte Zoti.Mbaje veten kalores se ushtria e Rilindjes te do te forte,socialistet duan kalores tjeter se i ke zhgenjyer.Mos u dorëzo Kalores ec perpara se po e ndjekim deri ne fund filmin tend Gjeneral i ushtrisë vdekur,do shohim pjesen e dyte Taulanti kërkon një moter,kurse ti Kalores bënë mirë të shohësh dy filma nëndetsja 105 dhe mqse je tre hapa para si kalores shiko dhe filmin vdekja e kalit.