Luan Rama: Imazhi i vendi s’cenohet nga protestat e opozitës, por nga qeverisja e Ramës

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se protestat e opozitës po cenojnë imazhin e vendit dhe ekonominë, ka sjellë reagimin në kampin e LSI. Ish-deputeti Luan Rama është shprehur se Rama nuk është aspak i vërtetë teksa shfaqet si i shqetësuar se bota po e sheh Shqipërinë me një sy tjetër. Ai shprehet se protestat e opozitës, të cilat i cilëson si paqësore, nuk janë arsye për të ndryshuan imazhin e Shqipëri, por keqqeverisja e vendit nga një “kryengangster” si Rama.

“Rama bën rolin sikur e shqetëson imazhi i vendit. Pa thënë shkakun apo arsyen themelore pse imazhi i Shqipërisë vjen duke e rrëzuar. Nuk janë protestat e opozitës, se në asnjë vend të botës nuk i cenojnë protestat qytetaret, por keqqeverisja e vendit. Shqipëria shembull kryesor i një vendi kaotik gangsterësh “Bild”. Shkaku është qeveria e gangsterëve me në krye gansterin Rama. Qytetarët e këtij vendi bashkë me qytetarët është në protestë për ta larguar njëherë e përgjithmonë të keqen e këtij vendi. Rama duhet të kishte dhënë dorëheqje”, u shpreh Luan Rama.