Masivi shkëmbor, u merr jetën 3 personave

74 0

Tre persona kanë humbur jetën pasditen e kësaj të shtune, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Torovicë-Malecaj, në Lezhë, kur masivi shkëmbor është shkëputur dhe ka zënë një makinë poshtë.

Bëhet fjalë për një “Land Rover” me targë “AA 322 CV”, ku udhëtonin tre personat që kanë humbur jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhen disa patrulla të policisë dhe auto-ambulanca.

Dy prej viktimave janë identifikuar si vëllezërit Edmond dhe Valentin Stefi. Ndërsa viktima e tretë është shtetasja Alda Gjergj Stefi, bashkëshorte e njërit prej vellezërve dhe shtatëzënë.

Ndërkohë, dyshohet që shkak i shkëputjes së masivit shkëmbor të jetë bërë moti i keq me reshje që përfshiu vendin gjatë orëve të natës dhe paradites.

Related Post

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *