Mbetet në burg ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe 2 zyrtarët

72 0

Dashamir Xhika, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve do të qendrojë në arrest me burg.  Kjo ishte masa e sigurisë që dha sot, Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj zyrtarit të lartë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e rrugëve. Po ashtu, Gjykata ka vendosur arrets me burg edhe për dy zyrtarët e arrestuar bashkë me të:  Ish-Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit Aksel Qurduka dhe për Albens Alite, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan. Të tri zyrtarët janë akuzuar për një dëm shkaktuar Buxhetit të Shtetit prej 53 983 340 dollarësh për rrugën Tiranë-Elbasan.

Lini komentin tuaj !

Komente

Related Post