Më shumë pagesa për dëmet nga aksidentet, u paguan rreth 1.5 miliardë lekë

1.5 miliardë lekë dëme u paguan nga tregu i sigurimeve për 3-mujorin e parë të vitit 2019. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se është shënuar një rritje me mbi 11 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë e pagesave për dëmet kryesisht të aksidenteve.

Pjesa më e madhe e dëmeve janë paguar në sigurimin e Jo-Jetës, rreth 1 miliardë e gjysmë lekë, ndërsa 60 milionë lekë u paguan në sigurimin e Jetës.

Gjatë vitit 2018 në vend u paguan rreth 7 miliardë lekë, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të dëmeve të paguara ndonjëherë në tregun e sigurimeve.