Mesazhet e forta të zyrtares së BE:Jo më presion e blerje votash ‘Nisni ndjekjet penale për rastet e korrupsionit’ Kukan: Negociatat i meritoni, por loboni te anëtarët Balla paralajmëron: Hetime për politikanë në nivele të lartaBylykbashi ndërron temë,Macovei i ndërpret fjalën: Jo komente!

163 0

Kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian, Monica Macovei, i ka drejtuar mesazhe të forta dhe të qarta politikës shqiptare lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit. Macovei i kërkoi politikës të bashkohet për të zbatuar Reformën në Drejtësi, si dhe të nisë menjëherë ndjekjet penale për rastet e korrupsionit.Duke u ndalur te raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, Macovei tha se duhet të marrë fund presioni dhe përdorimi i administratës gjatë procesit zgjedhor. Gjatë tryezës “Takimi i 12-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian- Shqipëri”, Macovei theksoi se një ligj zgjedhor ndihmon vendin për të punuar të gjithë së bashku.“Nuk duhet bërë presion, nuk duhet përdorur administrata, është një fenomen që po ndodh në shumë vende. Dua t’i bazohem raportit të OSBE-ODIHR për Shqipërinë, disa prej rekomandimeve janë realizuar. Ka shumë punë përpara për të bërë.Mes rekomandimeve autoritetet duhet të merren me reformën zgjedhore, është shumë e rëndësishme, që të ecet përpara. Duhet të ketë harmonizim, sa i përket medias dhe fushatës, duhet të jenë të gjithë bashkë për zbatimin e reformave dhe jo të ndodhë e kundërta. Një ligj zgjedhor ndihmon çdo vend dhe për ne është e rëndësishme të punojmë të gjithë së bashku, të bëhen ndryshime në ligje”, deklaroi zyrtarja e PE.Më tej, referuar akuzave të shumta të opozitës, zyrtarja e lartë e BE deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ishin më të mirat.“Nuk mund të themi se kanë qenë zgjedhjet më të këqija, se ne kemi pasur delegacionin tonë, përkundrazi kanë qenë zgjedhje të mira”, shtoi ajo.Diskutimet:Bylykbashi: 20% e votuesve kanë marrë para në këmbim të votës. Punonjësit e administratës vihen nën presion. Kemi përfshirje të krimit në zgjedhje. Nëse nuk luftojmë krimin nuk do të kemi zgjidhje. Ref. zgjedhore jo e ngjashme me Territoriale Gjosha: Ne duhet të ecim shpejt, zgjedhjet lokale po vijnë, duhet të implementojmë shpejt rekomandimet e OSBE-ODIHR, që Shiqpëria të ketë më në fund zgjedhje të ndershme dhe të bëhet anëtare e BE. Vokshi: Ku është droga, vetëm falë aksioneve opozitare sot është sensibilizuar. Ne si opozitë kërkojmë që drejtësia të funksionojë për ish-ministrin Tahiri, që është ende deputet. Strategjia e fundit duhet të zbërthehet ashtu siç duhet. Qeveria po shkel në mënyrë sistematike Kushtetutën, sidomos me veprimin e fundit për ndihmën ekonomike.Të heqësh 70 mijë familje nga ndihma ekonomike pa bërë transparencë, pa asnjë justifikim, ky është abuzim. Këto familje të varfra që sot nuk kanë para, sepse janë hequr nga ndihma ekonomike, janë kontingjente që mazhoranca nesër mund t’i përdor për të blerë votën. Nëse ne nuk monitorojmë dhe nxisim qeverinë të zbatojë ligjin ju sigurojë që nesër këto do jenë familjet e para që do jenë target i mazhorancës së sotme për t’iu blerë votat. Macovei: Nëse do ishit pjesë e PE do kishit mundësi të flisnit vetëm 1 minutë. Mua më duhet të paguaj çmimin e folësve paraprakë. Shalsi: Qytetarët vendosëm më 25 qershor, falë marrëveshjes së 18 majit patën zgjedhje të qeta. Bëmë një ‘qeveri teknike’ me paktin e 18 majit, falë dhe mbështetjes së ndërkombëtarëve. Mund të përmirësojmë paanshmërinë në zgjedhje. Kjo mbetet një sfidë për ne. Financimi i partive politike ka qenë dhe mbetet një shqetësim madhor. Macovei: Procesi zgjedhor është shumë i rëndësishëm për demokracinë. Nuk duhet bërë presion, nuk duhet përdorur administrata, është një fenomen që po ndodh në shumë vende. Dua t’i bazohem raportit të OSBE-ODIHR për Shqipërinë, disa prej rekomandimeve janë realizuar. Ka shumë punë përpara për të bërë. Mes rekomandimeve autoritetet duhet të merren me reformën zgjedhore, është shumë e rëndësishme, që të ecet përpara. Duhet të ketë harmonizim, sa i përket medias dhe fushatës, duhet të jenë të gjithë bashkë për zbatimin e reformave dhe jo të ndodhë e kundërta. Një ligj zgjedhor ndihmon çdo vend dhe për ne është e rëndësishme të punojmë të gjithë së bashku, të bëhen ndryshime në ligje.

 

Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, nëse do një bisedë të veçantë ky nuk është vendi i duhur. Jemi këtu për tjetër gjë, është e rëndësishme të korrigjojmë ligjin zgjedhor, të adresojmë çështjet. Ju sugjeroj të merreni me rekomandimet dhe të punoni për to. Të merremi me çështjen e blerjes së votave, ta luftojmë këtë fenomen në të mirë të procesit zgjedhor. Në këtë aspekt i referohem të gjitha partive. Nuk mund të themi se kanë qenë zgjedhjet më të këqija, se ne kemi pasur delegacionin tonë, përkundrazi kanë qenë zgjedhje të mira. Ne i referohemi gjithmonë të gjitha partive, rekomandimet janë tepër të rëndësishme. Është e rëndësishme që të gjitha ndryshimet të bëhen para zgjedhjeve. Bylykbashi: Kur themi që janë zgjedhjet më të këqija të këtyre viteve …Macovei: Mos bëni komente. Unë ju dhashë 30 sekonda dhe ju po flisni jashtë çështjes që ju kërkova. Ne po diskutojmë mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Related Post

Antena Televizion