Messi fiton betejën e parë me CR7-ën, UEFA e vlerëson me golin më të bukur

Lionel Messi fiton duelin e parë me Cristiano Ronaldon për këtë vit. Është i yllit të Barcelonës goli më i bukur i sezonit futbollistik 2018-2019 Lexuesit e faqes së UEFA-s kanë vlerësuar me çmimin e parë finalizimin e Leo Messit me goditje standarte në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League e cila u fitua me rezultatin 3-0 nga blaugranat. Në vendin e dytë lexuesit e UEFA-s kanë pozicionuar Cristiano Ronaldon për golin që realizoi në humbjen 1-2 të Juventusit ndaj Manchester United në Allianz Stadium. Ndërkohë që në vend të tretë është renditur goli i Danilos në sfidën Portugali-Serbi 1-1 e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian Euro 2020.