MJESHTRI I HUMORIT SHQIPTAR BESNIK CINARI MERR TITULLIN “MJESHTER I MADH” NGA PRESIDENTI I REPUBLIKES

98 0

Pasi ka dekoruar një pjesë të mirë të artistëve shkodranë me titullin “Mjeshtër i Madh”, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka akorduar atë edhe aktorit të madh të humorit, Besnik Çinari. Mesditën e së enjtes në ambjentet e Presidencës, Çinari ka marrë dekoratën e këtij titulli. Pas një karriere të gjatë dhe të jashtëzakonshme në estradën e qytetit të Shkodrës, Çinari vlerësohet për kontributin e tij dhjetëra vjeçar për artin dhe skenën.

Besnik Çinari është një ndër aktorët më të njohur të humorit shkodranë, gjithashtu edhe një skenarist tashmë i sukseshëm i komedive, të cilat kanë mbushur teatrin “Migjeni” dhe sallat e teatrove të tjerë në Shqipëri dhe jashtë vëndit. Çinari është një improvizues i mrekullueshëm dhe gjithmonë në biseda për artin, ai kujton aktorët dhe humoristët e talentuar dhe të njohur shkodranë.

Ai ka luajtur në projekte filmike si “Pak Freskët Sonte” apo “Para nga Qielli”. Derisa, në teatrin “Migjeni” numërohen një numër i jashtëzakonshëm rolesh. Me mimikën e tij të pazëvendësueshme ai ka fituar me kohë duartrokitjet e publikut. Për një kohë të gjatë ai ka aktruar së bashku me aktoren e madhe shkodrane, Zyliha Miloti.

Related Post

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *