Nami në ndeshje të trukuara, Qipro pezullon kampionatin

Federata e Futbollit në Qipro ka vendosur të pezullojë kampionatin në divizionin e dytë. Shkak për këtë vendim janë bërë trukimet e ndeshjeve.

Kërcënimet e fundit nga UEFA dhe aludimet për arenë trukimesh në favor të basteve në kompanitë aziatike ka detyruar drejtuesit e Federatës të marrin këtë vendim drastik. Mësohet se çështja ka kaluar edhe në duart e policisë vendase e cila ka marrë situatën në kontroll.

Mediat qipriote bëjnë me dije se organet përkatëse janë duke hetuar 3 ndeshje të kampionatit dhe një të Kupës, për të cilat raportohet se janë luajtur shifra të çmendura në paste.