Napoli i abonuar me kreun

112 0

Napoli nuk njeh kundërshtar në Serie A. Ekipi i Elseid Hysajt triumfoi 4 – 1 me përmbysje me Lazio. Një derbi i fituar për mbrojtësin e Kombëtares përballë potrierit Thomas Strakosha. Miqtë nga kryeqyteti edhe pse shënuan të parët në takimin e luajtur në “San Paolo” nuk arritën të mbronin avantazhin. Futbollistët e Napoli ishin të pandalshëm, duke realizuar 4 herë. Një sukses që e mban sërish në krye të Serie A.Milan shikon drejt zonës së kupave të Europës pas fitores 4 – 0 në fushën e Spal. Një fitore me vlera për ekipin e Gattuso dhe me shumë gola. Më i spikaturi ishte i riu Cutrone, i cili shënoi 2 herë, të parin pas vetëm 2 minutash lojë. Biglia dhe Borini e bënë më të sigurtë rezultatin.Të premten Juventus fitoi me rezultatin 2 – 0 takimin në fushën e Fiorentina. Të dielën do të zhvillohen sfidat e tjera të vlefshme për javën e 24 të Serie A.

Related Post

Antena Televizion