Ndaj lihtenstainti nuk do luhet ne “Loro Boriçi”, zhvillohet ne “Elbasan Arena”

18 0

Kombetarja shqipetare e futbollit deshjen e radhes nuk do ta luaj ne Shkoder por ne elbasan.
Burime prane federates bejne me dije se kjo gje mund te ndodhe sepse nuk po shfaqet nje interes i larete i tifozeve per kete takim. Mesohet se kjo gje do te ndodhe vetem per kete ndeshje,  pasi ndaj italise me 9 shtator do luhet ne “Loro Borici”

Ndeshja e 2 Shtatorit mes Shqiperise dhe Lihtenshtajnit e vlefshme per kualifikueset e boterorit pritet te mos luhet ne “Loro Borici” por ne “Elbasan Arena”
Mesohet se Federata po mendon ta zhvendosë në stadiumin tjetër që i plotëson kushtet ndërkombëtare
“Elbasan Arena” pritet të jetë sërish streha e kombëtares.Ndaj Lihtenshtajnit, në 2 shtator, me shumë gjasa do të luhet përsëri në stadiumin elbasanas, dhe jo ne stadiumin e Shkodres.
Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dijë se arsyeja kryesore për një vendim të tillë, që ende nuk është marrë zyrtarisht por që pritet të jetë I tillë, është interesimi I paktë nga ana e publikut.
Ndeshja është e vlefshme për eleminatoret e Botërorit, dhe Shqipërisë I duhet patjetër fitorja për të pasur mundësi të kapë vendin e tretë në grup, por Lihtenshtajni shihet si kundërshtar I dobët dhe I kalueshëm, edhe pa praninë masive të tifozëve.
Edhe dy ndeshjet e tjera në shtëpi, ndaj Izraelit për Botërorin, dhe miqësorja ndaj Bosnjë-Hercegovinës, u luajtën pikërisht në “Elbasan Arena” që ka një kapacitet prej rreth 12 000 vendesh, në krahasim me 16 000 të impiantit të Shkodrës.

Federata besohet se e ka më të lehtë ta menaxhojë një ndeshje në Elbasan, qytet që ndodhet më pranë Tiranës dhe ku mund të garantohet më lehtë siguria.
Gjithsesi, në 9 tetor ndaj Italisë, mendohet se do të luhet pikërisht në “Loro Boriçi”, aty ku u prit edhe skuadra tjetër e madhe e grupit eleminator, Spanja.
Kombëtarja kuqezi qe tanime drejtohet nga Italian Panuci, mban vendin e tretë në renditje me 9 pikë, po aq sa Izraeli, dhe 6 pikë përpara Maqedonisë, me të cilën do të luajmë jashtë fushe.

 

Related Post

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *