Ndalohen shqiptare e bandës “HIGHTECH”. Vidhnin makina luksoze

52 0

Shtatë nga 17 personat e arrestuar nga karabinierët e Monzas në Itali, si pjesë e një bande që vidhnin makina luksoze e më pas i shisnin, janë shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë: S.M. 29 vjeç, X.E. 26 vjeç, G.A. 36 vjeç, G.F. 30 vjeç, X.E. 30 vjeç, Z.I. 32 vjeç, B.D. 31 vjeç. Ndërsa dy prej tyre ishin drejtuesit e grupit kriminal, sipas raportimeve të medieve italiane.

Banda ishte e specializuar në vjedhjen e makinave luksoze, të cilat i vidhte falë përdorimit të pajisjeve të sofistikuara elektronike e i fshihte në garazhe nëntokësorë, për t’i rishitur në Itali dhe Evropë me telajojo dhe targa të ndryshuara.

Hetimet

Vjedhjet bëheshin sidomos në aeroportin e Milanos – Malpensa, ndërsa një herë kanë ‘goditur’ edhe në parkimin e një hoteli lukzos në Versilia. Hetimi nisi në mars të këtij viti nga një kontroll i rastësishëm, kryer në Muggiò, i një kamioni që transportonte makina. Ngarkesa ishte destinuar të shkonte në Maltë dhe përfshinte edhe dy mjete të vjedhur. Nga bisedat telefonike të kamionistit, hetuesit arritën të zbulonin të gjithë bandën.

Si funksiononte banda

Në krye ishin dy nga shqiptarët e arrestuar.

Në bandë kishte nga ata që gjurmonin dhe zgjidhnin makinat për t’u vjedhur. Por edhe hajdutë efektivë, riciklues (të gjithë mekanikë italianë) dhe të ngarkuarit me shitjen në Itali e jashtë saj (Gjermani e vendet e lindjes). Anëtare të grupit ishin edhe dy vajza, një rumune e një bullgare.

Hajdutët përdornin të ashtuquajturit “jammer”, aparate që janë në gjendje të çaktivizojnë mekanizmat e hapjes dhe të antivjedhjes në makina, si dhe të neutralizojnë sistemin GPS. Makinat fshiheshin në garazhe nëntokë në të gjithë Lombardinë. Vlera e mjeteve të vjedhur nuk shkonte kurrë nën 70 mijë euro. Hajdutët synonin kryesisht “Range Rover”, “Audi” e “Jaguar”, “4X4” ose modele sportvie. Gjithsej, hetuesit kanë verifikuar 23 vjedhje, me vlerë një milion e 750 mijë euro.

Related Post

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *