Në grupin e Met Kananit, kush është 48-vjeçari i vrarë në Mirditë!

MIRDITË

Policia ka dhënë informacione për vrasjen që tronditi sot Rrëshenin, viktimë e të cilit ka mbetur 48-vjeçari Armando Gjini që njihet edhe me emrin Tonin Gjini.

Sipas burime konfidenciale nga policia, viktima nuk është një emër i panjohur dhe ka qenë i skeduar pasi dyshohet si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit, i njohur si një nga baronët e drogës.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve të vrasjes, ndërsa ka ngritur pika të shumta kontrolli.

Informacion paraprak
Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.