OKB: Ndryshimet klimatike do t’i japin botës një goditje të fortë

Ndryshimet klimatike së shpejti do t’i japin botës një goditje të fortë, paralajmëron një raport i ri i Kombeve të Bashkuara. Raporti analizon përkeqësimet e tokës bujqësore dhe arrin në përfundimin se ndryshimet klimatike do të vënë në rrezik prodhimin ushqimor dhe do të rëndojnë problemin e urisë.Temperaturat e larta rekord të kohëve të fundit sollën shkrirjen më masive brenda një muaji në Groenlandë, duke paralajmëruar ngritje të frikshme të nivelit të detit.Një studim i OKB-së paralajmëron se në vitet e ardhshme ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në sasinë e ushqimit që prodhon njerëzimi: “Megjithë shtimin e prodhimit bujqësor, rreth 821 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ndryshimet klimatike do të sjellin rënie të prodhimtarisë, rritje të çmimeve, ulje të cilësisë ushqyese të produkteve dhe ndërprerje të linjave të furnizimit,” thotë Panmao Zhai, shkencëtar në Komisionin e OKB-së për klimën.