Pamje të frikshme, shembet stadiumi i Az Alkmar-it

Pamje të frikshme po bëjnë xhiron e mediave sociale, nga stadiumi AZ Alkmar në Holandë, një pjesë e së cilit është shembur.

Në fotot e postuara në rrjet shihet se si është rrëzuar përtokë çatia e impiantit si pasojë e erërave të forta.

Fatmirësisht asnjë person nuk ndodhej në shkallët e stadiumit në kohën që ka ndodhur ngjarja.

Nëse shembja do të kishte ndodhur me tifozë të pranishëm atëherë mund të kishim pasur një tragjedi të përmasave të rënda.