Parandalohet vrasja, arrestohet Shkodrani

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në pranga nga policia, duke parandaluar kështu një vrasje. Bëhet fjalë për shtetasin Sadetin Erkoçeviq, një emër i njohur ky për drejtësinë shqiptare. Në një konferencë për mediat, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullaji bëri me dije se në kuadër të operacionit “Parandalimi”, 28-vjeçari ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje.Po ashtu mësohet se gjatë kontrollit në rrugën “Bilal Xhaferri” në kryeqytet këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.