Pasi i ‘rrëmbye’ nga tifozët e Sarajevës, Meta bën simbolin e shqiponjës me kampionët e Xhudos

Pas u “rrëmbye” nga tifozët në Sarajevë dhe dha një mesazh të koduar me macen dhe qenin, Meta vijon vizitën e tij në Bosnjes, ku ka takuar edhe një “ambasadore” të rëndësishme të Shqipërisë. Ajo është Majlinda Kelmendi, kampionia e botës në sportin e Xhudo dhe ekipin e Kosovës. Ai është ndalur dhe ka bërë edhe një foto, teksa shfaqen duke bërë simbolin e shqiponjës.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës. Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, shkruan Meta.