Përballja për vendin e tretë, sonte për kupën e Amerikës përballen Argjentina dhe Kili

Argjentina dhe Messi do t’i japin lamtumirën Copa America me ndeshjen ndaj rivalit më të madh të tyre në vitet e fundit, Kilin, me të cilin do të diskutojë vendin e tretë të kompeticionit. Kili ka mundur të fitojë ndaj skuadrës Albiceleste në dy finalet e edicioneve të 2015 dhe 2016 në të dyja rastet pas serisë së 11 metërshave.

Por ngjarja që ka lënë një shije shumë të hidhur te skuadra e Lionel Scalonit dhe që nuk po kapërdihet ende është eliminimi nga Brazili në gjysmëfinale të Copa America me argjentinasit që vazhdojnë të kritikojnë me forcë arbitrimin e asaj ndeshjeje.

Gjithsesi, tashmë kjo histori është mbyllur dhe tashmë Argjentinës i duhet të fitojë ndaj ‘La Roja’ për t’u larguar nga Brazili të paktën me medaljen e Bronztë. për këtë sfidë, trajneri Scaloni ka vendosur të hedhë në fushën e lojës që nga minuta e parë Dybalën dhe Lo Celson duke lënë jashtë Lautaro martinez e Acunan. përsa i përket Kilit, Fuesalid,m Vargas dhe Alexis sanchez do të drejtojë sulmin e kësaj skuadra që u detyrua të lërë bosh fronin e kampionit të Amerikës së Jugut pas eliminimit në gjysmëfinale nga Peruja.

Sfida për vendin e tretë dhe të katërt mes Argjentinës dhe Kilit do të luhet në 21:00 me orën evropiane dhe do të transmetohet nga paketa Supersport në Digitalb, ashtu sikurse edhe finalja e së dielës mes Brazilit dhe Perusë.