Përmbytjet, Peleshi: Situata më e rëndë se ajo e vitit të kaluar

66 0

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut  kanë shkaktuar situatë alarmante në gjithë vendin. Ndërkohë që ushtria dhe policia është në gadishmëri, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi e ka pranuar se situata me përmbytjet këtë fundjavë është më e rëndë se ajo e vitit që sapo lamë pas, duke deklaruar se shqetësim kryesor mbetet sidomos lumi i Vjosës. Peleshi po ashtu ka pranuar se ende nuk ka një studim fizibiliteti për prurjet e këtij lumi që thuajse çdo vit vë në rrezik jetën e qindra qytetarëve në jug të vendit. “Ka një disavantazh me dhjetorin. Nëse në dhjetor deti ishte në zbaticë, pra tërhiqte më shumë ujë, tani është në baticë, era fryn në drejtim të kundërt dhe krijon barrierë. Ky është disavantazh. Lajmi i mirë është se niveli në Memaliaj dhe Tepelenë ka rënë me dy metra brenda 4-5 orësh. Kryeministri e ka bërë publike dhe ky është një lajm i mirë për ne që është i gatshëm të financojë studime dhe projekte, qofshin këto dhe në shifrat e disa dhjetra miliona eurove në kuadrin e  projektit 1 miliard për rindërtim. Por ne akoma nuk e kemi një studim fizibiliteti që të na tregojë qartë se çfarë ndërhyrjesh duhen bërë dhe sa fizibël ato janë për të disiplinuar lumin e Vjosës.”-tha Peleshi.

Lini komentin tuaj !

Komente

Related Post