PREFEKTI RADOVANI FIRMOS: VLLAZNIA TEK “GEA SPORT”!

271 0

“Gea Sport” perfundimisht merr presidencen e Vllaznise. Tashme edhe hapi i fundit eshte permbyllur me sukses. Prefekti i Qarkut Shkoder Paulin Radovani ka firmosur akt-marreveshjen qe me pare u miratua ne Keshillin e Bashkise Shkoder per bashkadministrimin e Vllaznise mes “Gea Sport” dhe Bashkise. Ne fakt prefekti Radovani ka patur serish dite te tjera per te menduar dhe per te vendosur per ta firmosur apo jo marreveshjen e nenshkruar sefundmi me zvicerianet e “Gea Sport” por pa ardhur afati i fundit ka zgjedhur qe ta firmose. Me pare natyrisht qe akt-marreveshja eshte shqyrtuar me detaje dhe ne cdo pike te saj nga juristet e prefektures por edhe nga specialiste te tjere. Ne fakt kjo akt-marreveshje nuk eshte kaluar si zakonisht nga prefekti Radovani. Ky i fundit pak dite pas miratimit ne keshillin e bashkise per Antena Nord Televizion deklaroi se akt-marreveshja mes Bashkise dhe “Gea Sport” bente problem ne dy pika te saj. Shqetesuese per prefektin ishte mosdhenia e nje garancie financiare nga nje prej bankave te vendit nga “Gea Sport” per te gjithe sezonit. Akordimi i 35 mije eurove muaj per muaj sipas prefektit nuk jep nje siguri te madhe per balancat financiare te klubit Vllaznia. Po ashtu nje pike tjeter ku prefekti kundershtoi ishte ajo e mosgjetjes se klauzolave ligjore ne rast se ne nje moment te caktuar gjate sezonit futbollistik qe pritet te nise Gea Sport vendos te terhiqet, kush do paguaj kontratat kryesisht te futbollisteve sepse ato ashtu si vitet e kaluara kur skuadra eshte administruar nga te tjere i kane mbetur Bashkise Shkoder teksa ne ditet e sotme borxhet shkojne ne me shume se 200 milione leke. Sa i perket detajeve te tjera te kontrates, Prefekti Radovani duket se ka gjetur dakordsine. Megjithate me firmosjen e akt-marreveshjes prefekti ka mbyllur njerin sy duke e bere zyrtarisht te ligjshme. Sic edhe ka deklaruar ka guxuar te firmose per nje arsye te vetme per te mos demtuar mbarevajtjen e skuadres se Vllaznise e cila tashme nuk ka me kohe per konflikte te tilla sepse pas nje muaji nis sezoni i ri dhe ekipi duhet te jete i gatshem per te nisur nje tjeter avaneture qe pritet te jete e veshtire ne Superligen shqiptare tashme me 10 skuadra. Pas hedhjes se firmes nga ana e prefektit Radovani tashme “Gea Sport” eshte fle e qete per te vijuar punen e saj ne drejtimin e Vllaznise te pakten per dy sezone sic parashikon marreveshja e nenshkruar.

Related Post

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Antena Televizion