Puka zbardhet nga bora, nisin problemet e para. Bllokim rrugësh në Librazhd

157 0

Zonat malore janë zbardhur nga bora por bashkë me reshjet e borës kanë nisur edhe problemet e para. Rrethi i Pukës është zbardhur tërësisht, ndërsa trashësia e borës në Qafen e Malit ka arritur në 10 cm. Autoritetet këshillojnë të evitohen lëvizjet në Qafë Mali pa zinxhir.

Po kështu mësohet se nuk kanë ndërhyrë ende borëpastrueset për heqjen e borës dhe akullit nga rrugët. Në zonë janë vetëm elektricistët që po punojnë për rikthimin e energjisë.
 Aksi rrugor Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm. Segmenti Shkalka e Lunikut-Steblevë është i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Trashësia në Steblevë ka arritur rreth 50 cm. Ndërkaq po punohet për hapjen e rrugës.

Related Post

Antena Televizion